Apeli i GJKKO lë në burg Safet Gjicin, ja vendimi për Alma Kaçin

14 Korrik 2023 | 12:27

Apeli i GJKKO ka vendosur të rrëzojë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për një masë më të butë sigurie.

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur gjithashtu që shtetasja Alma Kaçi e poërfshirë në video-skandalin me kryebashkiakun, të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit ankimoi masën e “Arrestit me burg”, nëpërmjet avokatit të tij,  me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit dhe se klineti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.

Pas arrestimit të tij në lidhje me video skandalin, ku ai shihet teksa kryen mardhënie intime me një vajzë në ambinetet e zyrës së bashkisë, SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona te tjerë që e kanë ndihmuar Alma Kaçin për të realizuar videon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026