Dekonspirimi i aksioneve policore, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për Çyrbjan dhe 2 të pandehurit e tjerë
24 Prill 2026 |
13:42
Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-deputetin e PS Jurgis Çyrbja, Altin Hajrin dhe Ahmet Mashën.
Çyrbja kërkonte pafajësi, ndërkohë që në Shkallën e Parë ish-deputeti u dënua nga GJKKO me 3 vite burg, dënim që u reduktua në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Altin Hajri u dënua me 3 vite burg ndërsa Ahmet Masha me 2 vite burg. Çyrbja u arrestua më 20 tetor 2024 ndërsa u lirua nga qelia më 21 shkurt 2026.
Nga hetimet rezultoi se në të paktën 8 episode gjatë periudhës 1 maj 2020 deri më 8 mars 2021, Çyrbja kishte ofruar të dhëna të sistemit “TIMS”, si edhe të disa informacioneve sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke dekonspiruar disa operacione policore.
Lajme të Sugjeruara
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona