Apeli i GJKKO-së rikthen në burg ish-prokurorin e dënuar për korrupsion
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rikthyer në qeli ish-prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i dënuar nga Shkalla e Parë për korrupsion, pasi GJKKO kishte pezulluar dënimin e tij me burg duke e vendosur në shërbim prove.
Me gjykim të shkurtuar, Karriqi ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj heqje lirie, nga 3 vite e 4 muaj.
Ish-prokurori u arrestua më 30 qershor të vitit 2021 në Kavajë, me urdhër të SPAK. Përmes përgjimeve, Prokuroria e Posaçme arriti të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur, i dënuar për drogë.
Bashkë me të, u arrestua dhe shoferi i tij që bënte rolin e sekserit. Deri në vitin 2019, Edmond Karriqi ka qenë prokuror pranë Prokurorisë së Kavajës, më pas ai është emëruar në Lushnje si prokuror.
Ndërsa, më pas ai u transferua në Kukës, ku u komandua drejtues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në seancën e kësaj të marte në Apelin e Posaçëm, vetë Karriqi nuk ishte i pranishëm.
LEXONI GJITHASHTU
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut