Apeli i GJKKO shqyrton kërkesën e Veliajt për masë më të butë sigurie
Këtë të martë në orën 11:00 në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës së Erion Veliajt për lirimin nga burgu, ku mbahet që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar. Kryebashkiaku i Tiranës ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë të datës 1 shkurt, të dhënë nga gjyqtarja Etleva Deda, që linte në fuqi arrestin me burg ndaj tij. Veliaj kërkon një masë më të butë, duke ofruar edhe garanci pasurore.
Apeli ka regjistruar kërkesën dhe ka caktuar gjyqtaren Nertina Kosova për shqyrtimin e saj, e cila pritet të dalë me vendim këtë të martë. Kërkesa e Veliajt vjen menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për kalimin në gjykim të dosjes në ngarkim të tij. Në seancë do të marrë pjesë personalisht edhe Veliaj, i shoqëruar nga policia e burgjeve nga paraburgimi në Durrës drejt gjykatës paraditen e 24 shkurtit.
Kujtojmë që Erion Veliaj ndodhet në qeli që nga 10 shkurti, ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa është nën masën e detyrimit për paraqitje.
Ata po hetohen nën dyshimet për veprat penale të korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës