Apeli i ri për politikën, SHBA nuk tërhiqet nga objektivat: Populli shqiptar foli, drejtësia të ecë përpara
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar sërish për çështjen e reformës në drejtësi. Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada shprehet se SHBA është e përkushtuar që ky mision të ecë përpara.
Gjithashtu ajo fton aktorët vendorë që të mbështesim dhe ta çojnë përpara këtë reformë, duke shtuar se kjo është një ndër kushtet kryesore që Shqipëria të anëtarësohet me të drejta të plota në familjen e Bashkimit Evropian.
“Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar. Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën. Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane. E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar. Ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi”, shkruan ambasada.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka apeluar vazhdimisht që kapitulli i drejtësisë të ketë përparësi kryesore. Pak ditë më parë ajo hodhi dyshime të forta për një marrëveshje të fshehtë mes palëve politike, që sipas saj, kishte për qëllim “vrasjen” e reformës në drejtësi.
Deklarata e kryediplomates së SHBA në Shqipëri u mbështet nga kryeministri Edi Rama, kurse lideri i opozitës, Lulzim Basha ka theksuar se çdo ndryshim ligjor, i cili bëhet nga parlamenti aktual është tërësisht ilegjitim.
Lexoni gjithashtu:
Marrëveshje të fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi? Yuri Kim: Shpresoj të mos jetë e vërtetë
“Marrëveshje për të vrarë drejtësinë”, Rama mbështet Yuri Kim: Ferri është bosh, djajtë janë këtu
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër