Apeli i Stoltenberg: Ukraina të lejohet të godasë Rusinë me armët e Aleancës

25 Maj 2024 | 14:36

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka ftuar anëtarët e Aleancës që furnizojnë me armë Ukrainën që të lejojnë përdorimin e tyre për të goditur objektiva ushtarake në Rusi.

Lajmin e bën të ditur e përjavshmja “The Economist”, që ka intervistuar Jens Stoltenberg.

Sipas gazetës, objektivi i Stoltenberg, edhe pse nuk është përmendur, është politika e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden për të kontrolluar se çfarë Ukraina mund dhe nuk mund të sulmojë me sistemet amerikane.

Lajmi vjen një ditë pasi agjencia “Reuters” raportoi se presidenti rus Vladimir Putin ishte i gatshëm të ndalonte luftën në Ukrainë me një armëpushim të negociuar, “që të njohë vijat aktuale të fushës së betejës”.

Reuters” citonte katër burime zyrtare ruse, tre prej të cilave kishin njohuri mbi bisedimet e kabinetit të Putin.

Sipas këtyre të fundit, lideri rus i kishte shprehur “frustrimin” e tij një grupi të vogël këshilltarësh për ato që i quan tentativat e mbështetura nga Perëndimi për të penguar negociatat dhe vendimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të mos pranuar bisedimet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelenskyy mbërrin në Turqi: Punë e rëndësishme na pret në Ankara

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shpërndarë në “X’ pamjet nga moment i mbërritjes në Ankara. Ai shihet me bashkëshorten e tij teksa ulen nga avionic...
12:25 | 07/07/2026

“Është një mik dhe një lider i respektuar”! Samiti i NATO-s, Trump: Po shkoj në Ankara për shkak të Erdoganit

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se një nga arsyet kryesore të pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s në Ankara është takimi me presidentin turk,...
12:07 | 07/07/2026

Goditet një anije në Ngushticën e Hormuzit, Irani: Nuk ka bisedime nëse Trump nuk ndalon kërcënimet

Një anije u godit në Ngushticën e Hormuzit gjatë natës dhe Irani tha se nuk do të kishte më bisedime paqeje nëse presidenti amerikan Donald...
11:59 | 07/07/2026