Apeli la në burg Veliajn, flet avokati Haxhia: Presim “çudinë” nga Gjykata e Lartë
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në një deklaratë për media pas seancës gjyqësore, avokati i Veliajt, Maks Haxhia, tha se mbrojtja kundërshtoi masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut, pasi veprat penale për të cilat akuzohet janë me karakter administrativ dhe mund të hetohen në gjendje të lirë.
Haxhia tha se Veliaj nuk është një person me rrezikshmëri shoqërore që të mbahet ende në burg.
“Kemi kundërshtuar masën pasi rrezikshmëria është e lidhur me agresivitetin dhe mundësinë për të kryer vepra të tjera penale. Dhe vepra të rrezikshme dhe veprat penale janë ato që dëmtojnë jetën dhe shëndetin e individit, kurse veprat që kanë karakter më shumë administrativ dhe bazohen në ekspertë kontabël për të pasqyruar dëme efektive përmes akteve nuk janë aq të rrezikshme”, tha Haxhia.
Haxhia shtoi se shpreson që Gjykata e Lartë të ndryshojë masën e sigurisë ndaj Veliajt, pasi nuk garantohen kriteret për ta mbajtur në burg.
“Presim të ndodh ndonjë çudi në Gjykatën e Lartë. E natyrisht presim që të pranojmë kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë për Erion Veliajn, pasi nuk konkuron asnjë nga kushtet dhe kriteret për të mbajtur në burg një person të tillë”, tha Haxhia.
Sa i takon avokatit amerikan që Veliaj kontraktoi për të marrë pjesë si vëzhgues në gjyq, Haxhia tha se ligji shqiptar nuk e lejon që ai të jetë pjesë e mbrojtjes.
“Atij nuk e lejon ligji shqiptar të jetë avokat në çështje, ju garantoj që niveli i avokatëve shqiptar është tej mëse i lartë dhe është në kuotat e kolegëve të Bashkimit Evropian dhe përtej Oqeanit. Mund të them që janë edhe më lart se prokurorët dhe gjyqtarët”, tha Haxhia.
Avokati shtoi se provave të reja në gjykatë, ku përfshiheshin përgjime të Veliajt në burgun e Durrësit, nuk i janë dhënë asnjë ndikim vendimit të Apelit.
“Provat e reja nuk ndikuan fare, është i njëjti material që ka qenë edhe në gjykatën e Shkallës së Parë”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve