Veliaj në Apelin e GJKKO: SPAK ka përgjuar telefonatat me familjarët e mi
Në Apelin e GJKKO po mbahet këtë të mërkurë seanca për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Veliaj ka kundërshtuar provat e reja të paraqitura nga SPAK pasi sipas tij ato nuk përbëjnë elemente të ligjshme
Sipas burimeve, Veliaj është shprehur se provat e reja janë përgjimet e bisedave të tij familjare, sipas tij ato lidhen me intervistat e tij në media dhe interesimin për intervista në kanale televizive të rëndësishme.
Gjithashtu kryebashkiaku i Tiranës ka kritikuar që SPAK nuk i ka marrë parasysh sipas tij sulmet publike të Sali Berishës ndaj drejtësisë së re si prova të reja, duke u fokusuar vetëm në telefonatat dhe mesazhet e tij personale me familjen dhe i ka marrë ato si prova.
“Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit ‘prova të reja’. Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?”-tha Veliaj në seancë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë