Kërkon lirinë – Veliaj mbërrin në GJKKO, mungojnë mbështetësit por shtohen efektivët
Pas afro një muaji në izolim, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mbërriti këtë të martë rreth orës 09:30 në Gjykatën e Apelit të Posaçëm ku po shqyrtohet ankimi i tij për masën e arrestit me burg.
Po ashtu në gjykatë mbërriti dhe avokati amerikan Joshua Roberts por pas një vendimi të gjyqtarit nuk u lejua që të jetë pjesmarrës në seancë në rolin e vëzhguesit.
Seanca ka filluar në orë 10:00 dhe drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi ndërsa Veliaj e ka quajtur arrestimin të pabazuar dhe ka kërkuar lirinë, duke argumentuar se nuk ka mundësi të shkatërrojë provat apo të largohet nga vendi.
Në ambientet e jashtme të godinës së GJKKO-së binte në sy mungesa e mbështetësve të Veliajt ndërkohë kishte një numër të shtuar të forcave të policisë.
Sipas gazetares së Euronews Albania, sot ka një numër të shtuar forcash policie pranë godinës së GJKKO-së.
“Duket se sot policia ka marrë masa për të siguruar perimetrin e SPAK dhe GJKKO-së, duke dërguar uniforma blu në terren. Kjo pas polemikave që u shënuan një muaj më parë, kur mbështetësit e Veliajt ishin të pranishëm pranë SPAK-ut. Sot, megjithatë, forcat e policisë janë të pranishme, por mbështetësit e kryebashkiakut mungojnë”, tha gazetarja Sara Demushi.
Veliaj akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, po hetohet për mosdeklarim pasurie.
Në seancë do të shqyrtohen edhe kërkesat për ndryshimin e masave për disa biznesmenë që po hetohen për të njëjtën çështje si Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi ndërsa Ajola Xoxa, Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi nuk e kanë ankimuar masën e mëparshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë