Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit
Apeli i GJKKO pranoi këtë të mërkurë ankimimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke vendosur mosfillimin e hetimeve ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë, e cila kishte urdhëruar regjistrimin e procedimit penal dhe nisjen e hetimeve ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi pas kërkesës së bërë nga Fredi Beleri.
Sipas vendimit të shpallur sot nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, Apeli vendosi:
-
Shfuqizimin e vendimit nr. 58, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
-
Rrëzim e ankimimit të ankuesit Dh.A.B. (Fredi Beleri), me objekt shfuqizimin e shkresës së Prokurorisë së Posaçme që kishte vendosur mosfillimin e procedimit penal.
Vendimi i shkallës së parë, tashmë i shfuqizuar, kishte pranuar ankesën e Fredi Belerit dhe detyronte SPAK-un të regjistronte hetim penal për veprat “Shpërdorimi i detyrës”,
“Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, bazuar në kallëzimin penal nr. 181, datë 04.09.2023.
Me vendimin e sotëm, Apeli i jep të drejtë SPAK-ut, duke vendosur që nuk do të regjistrohet hetim për Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit