Aplikimet për azil në BE/ Bien kërkesat nga Shqipëria, 30% më pak se në 2022

22 Janar 2024 | 16:10

Aplikimet e shqiptarëve për azil në vendet e Bashkimit Europian shënuan rënie në vitin 2023. Të dhënat tregojnë se kërkesat nga vendi ynë ranë me 30%, ndërsa pësuan rritje nga shtetet e tjera të globit.

Bashkimi Europian regjistroi shtim të numrit të aplikimeve për azil në në muajin tetor 2023, ku 114  800 shtetas aplikuan për strehim.

Krahasuar me tetorin e vitit 2022, rritja është 17% dhe sipas shtetësisë, sirianët, turqit, afganët dhe venezuelianët përbëjnë grupimin më të madh të kërkesave, të cilat të marra së bashku mbërrijnë në 55 mijë, ose gjysmën e totalit.

Nga ana tjetër, aplikimet me origjinë nga Shqipëria kanë shënuar ulje në raport me vitin 2022.

Sipas të dhënave të Eurostat, në tetor ishin 704 shqiptarë që aplikuan për herë të parë për t’u larguar nga këtu.

Edhe në periudhën janar-tetor numërohen rreth 5700 aplikime për herë të parë, ose 30% më pak se në vitin 2022.

Franca, Gjermania dhe Italia janë 3 vendet e Bashkimit Europian që synohen nga shtetasit shqiptarë, por duhet theksuar se jo të gjitha aplikimet rezultojnë me një marrëveshje strehimi.

Sipas të dhënave të Eurostat, për gjithë periudhën e analizuar, Franca priti 43% të aplikimeve Gjermania, 27% dhe Italia 18.5%.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026