Sa shqiptarë kanë mbetur në Shqipëri? Çfarë deklaron drejtorja e INSTAT në “Review”
Drejtorja e INSTAT, Elsa Dhuli ishte këtë të diel e ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth censit të popullsisë.
Ajo tha se tashme ka filluar procesi i përpunimit të të dhënave të Censit si dhe anketës pas Censit e në përfundim të kësaj do të bëhet i mundur dalja i numrit të saktë të popullsisë, të banesave si dhe të dhëna të tjera.
“Në fakt duhet të themi se Censi filloi në 18 shtator dhe pati një kohë zgjatje deri në 30 tetor. Ne e zgjeruam kohën e grumbullimit, për shkak të identifikimit të zonave me godinat e reja të ndërtuara pas tërmetit. Këto pjesë u identifikuan nga stafi dhe kjo mori kohën e saj, shkoi deri në 15 nëntor, më pas ne vazhduam me një proces verifikmi për të matur mbulimin dhe cilësinë e procesit, për të parë se sa mirë është realizuar.
INSTAT organizoi një vrojtim, ose një anketë pas Censit. Ky vrojtim u organizua në 100 zona të zgjedhura rastësisht në të gjithë territorin e vendit dhe u kryen pyetje dhe intervistë me familje të zgjedhura rastësisht për të kuptuar nëse anketuesi e kishte kryer intervistën si duhej dhe i kishte kaluar të gjitha pyetjet. Në bazë të kësaj ne do të masim edhe përqindjen e mbulimit dhe do të përcaktojmë treguesit e cilësisë, për të vërtetuar që procesi i terrenit ishte cilësor.
Kjo fazë përfundoi në fund të dhjetorit. Tani ne kemi filluar procesin e përpunimit të të dhënave ,të dyja rezultatet do të ballafaqohen dhe ne do të dalim me një shifër cilësor dhe të besueshme e cila do të japë numrin e popullsisë, grupmoshat, popullsinë sipas moshave apo gjinisë si dhe tregues të tjerë, sipas moduleve përkatëse në përmbajtje të pyetsorit”,-tha drejtorja e INSTAT.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë