Aplikimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, përpjekje për të bindur Erdogan
Aleanca Euroatlantike po punon fuqishëm për t’i dhënë fund bllokimit që do të lejonte anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë. Në samitin që nis këtë të martë në Madrid është parashikuar një takim mes presidentit turk Erdogan homologes finlandeze dhe kryeministres suedeze.
Turqia është duke bllokuar aktualisht aplikimin e të dyja shteteve, por Suedia shprehet se është duke punuar fort për të gjetur një zgjidhje për shqetësimet e Ankarasë.
“Një nga çështjet e ngritura nga Turqia ka të bëjë me përgjigjen e Suedisë ndaj kërkesës së Ankarasë për ekstradime. Këto çështje trajtohen me shpejtësi dhe me kujdes nga sistemi ynë ligjor në përputhje me konventën evropiane për ekstradimin. Suedia nuk është dhe nuk do të jetë një strehë e sigurt për terrorizmin”, shprehet Magdalena Andersson, kryeministre e Suedisw.
Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO pasi Rusia pushtoi Ukrainën. Por Ankaraja dëshiron që të dyja shtetet të mos mbështesin më anëtarë të PKK dhe grupe të tjera kurde. Si dhe të heqin të gjitha kufizimet e eksportit të armëve në Turqi. Sipas disa ekspertëve, është koha që të arrihet një marrëveshje, duke pasur parasysh rëndësinë e Ankarasë për aleancën dhe rëndësinë që ka për luftën në Ukrainë.
Turqia thotë se do të takohet me dy liderët nordikë në samitin e Madrid, por theksoi se nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për këtë çështje.
LEXONI GJITHASHTU:
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij