Aramatoset Kosova, Ministri i Mbrojtjes: Kemi blerë “Bayraktar” dhe sisteme armatimi

15 Nëntor 2023 | 09:32

“Përveç dronëve, janë blerë edhe shumë sisteme të tjera të armatimit e municioneve”, kështu ka deklaruar Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci.

Shefi i Mbrojtjes në Kosovë njoftoi se dronët “Bayraktar” të blerë nga Turqia, tashmë kanë fluturuar mbi qiellin e Kosovës, si testim nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

“Jo vetëm dronët, por të gjitha sistemet e armatimit që i kemi në dispozicion, testohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Po ashtu, përdoren edhe për t’u trajnuar, ushtarët trajnohen për të operuar si mjet, po edhe si ekip. Byraktarët kanë fluturuar mbi qiellin e Kosovës. Jo vetëm dronët Bayraktar, por janë blerë shumë sisteme të armatimit, shumë municione dhe në aspektin e automjeteve taktike të cilat kanë qenë të planifikuara të blihen në faza më të vonshme”, deklaroi Maqedonci.

Më tej, Maqedonci tha se nga mbështetja e vazhdueshme e qeverisë Kurti, blerja e këtyre dronëve është blerë para kohe, madje me buxhet shtesë.

“Nuk mund të thuhet çështja e numrit apo çështjet teknike të blerjes së dronëve “Bayraktar”. Mund të themi që është kapacitet që është i planifikuar në tabelën organizative të pajisjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pra, është një kapacitet i parashikuar më herët dhe që është blerë para kohe si mbështetje që e kemi pasur nga Qeveria e Kosovës, pra nga kryeministri Kurti, me buxhet shtesë në këtë çështje”, shtoi më tutje ministri i mbrojtjes në Tv1.

Kujtojmë se Ushtria e Kosovës është përforcuar me dronë “Bayraktar” TB-2 të blerë nga Turqia, që tashmë janë pjesë e arsenalit të FSK-së.Ndërsa kryeministri Albin Kurti, ka thënë se me blerjen e dronëve do të rritet siguria në Kosovë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026