Arbeloa: Bernabéu do të jetë vendimtar ndaj Bayernit, besim i plotë te skuadra
Trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, u shfaq optimist në konferencën për shtyp para përballjes së Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich, duke theksuar se skuadra e tij është gjithmonë favorite kur luan në shtëpi.
Ai nënvizoi se Real Madridi di të ngrihet në ndeshje të mëdha dhe se “Bernabéu do të përjetojë një tjetër natë magjike”, duke e krahasuar me përballjen ndaj Manchester Cityt. Sipas tij, për të fituar ndaj një rivali si Bayerni kërkohet performancë kolektive dhe përqendrim maksimal.
Arbeloa u ndal veçanërisht te Kylian Mbappé, duke e cilësuar praninë e tij si një “lajm të shkëlqyer” dhe duke theksuar se ka besim te të gjithë lojtarët në dispozicion. Ai shtoi se francezi e njeh mirë peshën e fanellës së Real Madridit dhe sugjeroi që vlerësimi i tij të bëhet pas ndeshjes.
Trajneri spanjoll e bëri të qartë se objektivi i vetëm është fitorja dhe kualifikimi, duke mos e parë sfidën si provë, por si detyrim për të avancuar në kompeticion. Ai pranoi gjithashtu se humbjet nuk tolerohen në klub, duke treguar se pas disfatës me Mallorcan skuadra reagoi menjëherë duke u fokusuar te Bayerni.
Në fund, Arbeloa vlerësoi rëndësinë e Jude Bellingham, duke theksuar se me të në fushë ekipi është më i fortë, falë lidershipit dhe cilësive të tij, edhe pse praninë e tij e konsideron një “problem të mirë” për t’u menaxhuar.
Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
Kualifikohet Franca në çerekfinalet e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele vulosin me golat e tyre
- 09:25 Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
- 09:17 Zjarri në pyll vret të paktën 12 persona në jug të Spanjës
- 09:12 Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 08:58 Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë vdes në moshën 87-vjeçare
- 08:41 DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit
- 08:33 Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes