Arben Malaj zbulon 5 pengesat kryesore të ekonomisë për 2021

28 Tetor 2020 | 19:56

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj duke komentuar projektbuxhetin e vitit 2021 shprehet se viti i ardhshëm ekonomik do të ketë pesë pengesa të mëdha.

Performanca e ekonomisë për 2020, tha ai është dëmtuar nga tërmeti dhe pandemia por dhe nga mungesa e ndërhyrjes së qeverisë me politika për të nxitur rritjen ekonomike.

“Ka 5 pengesa kryesore ekonomia jonë për 2021. E para donatorët i kanë ngrirë fondet dhe presin që t’i kenë në dispozicion për qeverinë e re. Bie besimi i investitorit dhe konsumatorit vendas. E treta pasiguria e investitorit të huaj. Administratë fillon dhe ka performancë më të ulët pasi fillon dhe hedh shikimin nga mazhoranca dhe e pesta ata që vjedhin nxitojnë të vjedhin sa më shumë”, deklaroi ish-ministri i Financave.

Z. Malaj vuri theksin tek mungesa e paketave të ndihmave, duke thënë se ka pasur paketat më të ulta në rajon. Nga ana tjetër tha se qeveria ka treguar paaftësi për të thithur fondet për rindërtimin.

“Aftësia absorbuese është gati zero”, tha ai duke shtuar se, e cilëson lajm pozitiv përfundimin e tenderit për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, që 40% e projektit do të financohet me grant nga BERZH.

Për fondet e akorduar për bujqësisë që konsiderohet një prej degëve më të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë, z. Malaj tha se mungon vizioni.

“Nuk zgjidhet problemi i bujqësisë nëse rritet apo jo buxheti, duhet vizion. Pas 8 vjetësh që nuk e ka hequr akcizën, tani e premton për 8 minuta gjashtë muaj para zgjedhjeve”, tha ai.

Nga ana tjetër, z. Malaj tha se fokusimi i fondeve tek infrastruktura është me shumë risk për shkak të korrupsionit.

“Spanja, Portugalia dhe Greqia e kanë infrastrukturën deri në shtëpinë më të largët por vuajnë sot”, solli ai si krahasim.

 

Ndiqni intervistën e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021