Arbër Hoxha kurorëzon dashurinë, yjet e Kombëtares dhe Armand Duka të pranishë në dasmën e tij (VIDEO)
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, ka kurorëzuar dashurinë e tij duke u martuar menjëherë pas përfundimit të angazhimeve me ekipin kuqezi në ndeshjet e muajit qershor.
Ceremonia martesore është kthyer në një nga ngjarjet më të komentuara të ditëve të fundit në rrethin e futbollit shqiptar, duke mbledhur së bashku shumë lojtarë, drejtues dhe figura të njohura të sportit.
Mes të ftuarve kanë qenë edhe emra të njohur të Kombëtares si Elseid Hysaj dhe Mirlind Daku, Juljan Shehaj etj ndërsa i pranishëm ishte edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, së bashku me përfaqësues të tjerë të institucionit.
“Një festë fantastike dje, mes miqsh të mirë dhe djemve të Kombëtares, në një atmosferë të mrekullueshme. I urojmë nga zemra çiftit një jetë plot dashuri, mirëkuptim dhe bekime në çdo hap të rrugëtimit të tyre. Lumturia e kësaj dite të veçantë ju shoqëroftë gjithmonë”, ka shkruar Duka.
Dasma e Hoxhës vjen menjëherë pas dy ndeshjeve miqësore që kombëtarja luajti në Stadiumin Air Albania, ndaj Izraelit dhe Luksemburgut, ku në të dyja rastet nuk arriti të marrë një fitore.
David Sullivan thuhet se është gati të shesë aksionet e tij të West Ham
Shuhet ëndrra e Wesleyt për Botërorin! Ancelotti thërret Edersonin ta zëvendësuar
Familja Keane vazhdon traditën: Vajza e legjendës Roy martohet, i ati e çon në altar
- 15:12 Deklaratatat e Ramës për ndërhyrje të jashtme në protestat kundër projektit në Zvërnec, reagon zyrtarisht Irani
- 15:06 Policia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen në Paskuqan, 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij
- 14:43 Të shtëna me armë në Velipojë, policia jep detajet e para
- 14:41 Berisha: PD mbështet protestat rinore dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
- 14:38 U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta (FOTO)
- 14:35 Osmani pas procesit zgjedhor në Kosovë: Emri im nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve