Arbitrazhet dhe gjyqet e Strasburgut, detyrimet arrijnë në 198 mln euro
Fatura që Shqipëria duhet të paguajë pas vendimeve të gjykatave të arbitrazhit arrin në 180 milionë euro. Nëse bashkojmë edhe detyrimin që shteti ka për palët që kanë fituar cështje në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, kjo shumë arrin në mbi 198 milionë euro ose rreth 20 miliardë lekë.
Në projektbuxhetin e vitit 2026 rezulton se janë 12 kompani të huaja, me të cilat qeveria shqiptare ka pasur mosmarrëveshje, dhe në gjykatën e arbitrazhit atyre u është dhënë e drejta e kompensimit për dëmin që u është shkaktuar. Sipas detyrimeve, deri në muajin shtator 2025, nga 180 mln euro, mbi 71 milionë euro janë detyrime që dalin nga vendime të formës së prerë, ndërsa pjesa tjetër janë në proces.
Çështjet që përbëjnë pjesën më të madhe të kësaj fature janë për gjyqet e humbura me biznesmenin italian, Becchetti ajo e kompanive “Copri dhe Actor”, “GBC Oil Company” dhe “Phoenix Petrolum”.
Për vendimet e dala nga gjyqet në Strasburg, të cilat kanë prekur kryesisht individë që kanë pasur mosmarrëveshje për ceshtje pronash apo largime nga puna, Ministria e Financave raporton se detyrimet totale janë në vlerën e 18 milionë eurove.
“Sharrxhi”, “Rista” dhe “Zela” dhe “Delijorgji” kundër Shqipërisë janë ato që përbëjnë pjesën më të madhe të dëmit ekonomik që do të paguhet nga qytetarët shqiptarë.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë