Arbjan Mazniku: Biden i avantazhuar, Trump shpreson te votuesit “e turpshëm”
Zv. kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku thotë se, gara presidenciale në SHBA mund të jetë e varur nga shteti i Pensilvanisë. Ai thotë se sondazhet e nxjerrin fitues Joe Biden, por nga ana tjetër Donald Trump njihet për mbështetjen që gëzon te votuesit “e turpshëm” dhe që nuk deklarohen.
“Beteja e mirëfilltë do të jetë Pensilvania. Ka një skenar që mund të jetë një rezultat i afërt. Ka një skenar që Pensilvania mbete vendi kyç, por ka dhe disa skenarë të tjera që i garantojnë Biden fitoren. Ka disa mënyra se sa Biden mund të fitojë dhe më pak mënyrë se si Trump mund të fitojë”, tha Mazniku.
Për zv. kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Trump duhet të fitojë Floridën, Karolinën e Veriut, Pensilvaninë dhe një ndër shtetet e tjera për të marrë fitoren, por nuk është e pamundur. Por nga vlerësimet paraprake 90% të shanseve sipas tij janë për Biden.
Por ndryshe nga shumë parashikues, z. Mazniku thotë se rezultati do të jetë shumë i qartë që në orët e para të së mërkurës për orën lokale të vendit tonë.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta