Ardhja e dimrit, banorët e Gjirokastrës apelohen për kujdes ndaj zjarreve në banesa

5 Dhjetor 2024 | 18:49

Moti i ftohtë në dimër dhe keqpërdorimi i pajisjeve ngrohëse është bërë shkak i vatrave të zjarreve në banesa në Gjirokastër.

Gjatë dimrit të kaluar u regjistruan 6 shpërthime të bombolave të gazit në ambjente banimi, të cilat fatmirësisht shkaktuan vetëm dëme materiale. Specialistët zjarrëfikës apelojnë për kujdes të shtuar për parandalimin e zjarreve.

“Jemi në sezonin e dimrit, temperaturat janë tejet të ulta dhe ka filluar në masë përdorimi i mjeteve ngrohëse, si sobat e zjarrit, paisje elektrike dhe për më tepër pjesa e gazit që ne duhet të fokusohemi duke marrë shkas edhe nga ngjarjet që kemi patur vjet. Këtë vit nuk janë të shumta në numër por gjithsesi duhet ti paraprijmë dhe qytetarët duhen të jenë  të mirë informuar”, thotë Aurela Cani, specialiste zjarrëfikëse në Gjirokastër.

Zjarrëfikësit kërkojnë nga qytetarët respektimin e masave teknike përsa i përket mirëpërdorimit për ngrohje dhe gatim të bombolave me gaz të lëngshëm.

“Të kenë një kujdes të shtuar tek përdorimi i gazit sepse kemi vënë re vitet e fundit ndoshta edhe nga kostoja që është më e ulët që për ngrohje përdoret në masë pjesa e gazit, shumica e këtyre bombolave që qytetarët përdorin për ngrohje janë të amortizuara”, thotë Aurela Cani.

Përgjatë këtij dimri në disa banesa në Gjirokastër janë regjistruar zjarre për shkak të rezistencave elektrike, sobave dhe oxhakëve për ngrohje.

“Përpos pjesës së gazit problematikë tjetër duke marrë shkak edhe nga vitet e kaluara kemi patur në lagjet e sipërme të qytetit, oxhaqet, sobat e drurit sepse shpesh herë nëpër oxhaqe ka patur bllokim të tymit duke shkaktuar zjarre masive, herë pas here të gjithë qytetarët që përdorin sobat e zjarrit për ngrohje duhet që të bëjnë pastrimin e këtyre oxhaqeve”, e mbyll fjalën e saj Cani.

Vetëm gjatë muajit nëntor dhe ditëve të para të dhjetorit në Gjirokastër janë regjistruar 15 vatra zjarresh në banesa të shoqeruara me dëme materiale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026