Ardian Çapja i mbijeton atentatit të tretë, policia masa të forta sigurie në spital
Elbasani u trondit sërish mëngjesin e së hënës nga krimi teksa rreth orës 9:30 persona të paidentifikuar i bënë atentat Ardian Çapjes, 55 vjeç.
Ky i fundit i mbijetoi atentatit por u dërgua me urgjencë në spital. Dyshimet se Çapja ishte shënjestër e një atentati u shtuan kur pak orë më vonë policia gjeti një makinë të djegur në zonën e Krastës, brenda së cilës, nga flakët, shpërthyen edhe fishekë.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi nga Elbasani se autoritetet kanë dyshime se Çapja mund të jetë qëlluar me armë të kalibrit të rëndë, ku nuk përjashtohet as mundësia e përdorimit të një pushke snajper.
Çapja është qëlluar në shpatull. Fillimisht u dërgua në spitalin e Elbasanit, më pas u transportua në masa të rrepta sigurie në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, spital ky i vënë nën siguri nga forca të shtuara të policisë.
Tre vite më parë 55-vjeçari ka qenë shënjestër edhe e dy atentateve të tjera. Familja e tij është e njohur për përplasje me grupe të tjera të Elbasanit.
Katër muaj më parë policia i kërkoi Ardian Çapjes justifikimin e pasurisë, ndërsa dyshimi kryesor për atentatin e radhës mbetet ai i hakmarrjes.
Lexoni gjithashtu:
Brenda javës OFL-ja ka dërguar 9 kërkesa te subjektet problematike për justifikim të pasurisë
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve