Ardian Gjini: Do bëjmë opozitë në të njëjtën mënyrë si Vetëvendosja
Emisioni i sotëm i Balkan Talks në Euronews Albania ndalet te realiteti i ri politik në Kosovë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Për të folur për këtë realitet dhe qëndrimin e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gazetari Franko Egro ka biseduar me kryetarin e bashkisë së Gjakovës dhe numrin dy të AAK-së Ardian Gjini.
“Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është e konsiderueshme dhe e madhe. Forcat e tjera duhet të shohin me kujdes arsyet se pse ndodhi kjo. Shpresoj ta krijojnë qeverinë shpejt dhe të mbajnë premtimet e bërë gjatë fushatës,” – thotë numri dy i AAK-së.
Kryetari i komunës së Gjakovës jep dhe arsyet që sipas tij çuan në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
“Kanë ndodhur shumë fenomene. Besoj që vota ka qenë ndëshkuese sepse votuesit nuk pajtohen si është krijuar qeveria e fundit dhe me partitë politike që kanë qeverisur më herët,” – shprehet kryetari i komunës së Gjakovës.
Z. Gjini tregon dhe arsyet që çuan në fitoren e Vetëvendosjes dhe rënien në mandate të AAK-së.
“Arsyeja kryesore është se Vetëvendosja është një forcë politike që nuk ka qeverisur dhe kjo çoi në sukses, por ata arritën që të krijojë ofertën edhe kërkesën. Ne mund të kemi pasur gabime teknike edhe çështje që mund ti bënim ndryshe,” – thotë numri dy i AAK-së Gjini.
AAK-ja ka bërë fushatë duke kërkuar kryetarin e tyre si president të Kosovës dhe ata kanë sërish të njëjtën bindje.
“Ajo që nuk e ka ndryshuar është bindja për Ramush Haradinaj president. Si do shkojë dhe do ndodhë nuk e dimë saktësisht, por bindjet tona nuk kanë ndryshuar dhe nuk e di nëse do bashkëpunojmë, pasi ata do vendosin vetë,” – rrëfen Ardian Gjini për “Balkan Talks” në Euronews Albania.
Gjatë fushatës Vetëvendosja ka pasur kandidaten e vet për presidente dhe z. Gjini thotë se nuk e kanë vendosur ende nëse do jenë në sallën e Kuvendit kur të votohet për postin e Presidentit.
“Me siguri do marrim vendimin më vonë, pasi nuk e di tani. Do jetë vendim i strukturave dhe do ja kthejmë Vetëvendosjes më të njëjtën monedhë atë që ata kanë pasur ai metodë pune. Për një kohë do ja kthejnë me të njëjtën monedhë, të shohin si është të bojkotojë opozita gjithçka” – thotë kryetari i Gjakovës.
Në Kosovë është bërë deklarata që AAK-ja do bashkëpunojë me Listën Serbe. Kjo deklaratë hidhet poshtë nga z. Gjini.
“Kjo deklaratë është tipike, por nuk po bëjmë asnjë marrëveshje me Listën Serbe” thotë z.Gjini.
Një vëmendje të veçantë këto ditë ka pasur edhe letra e presidentit Biden. Kryetari i Gjakovës mendon se ShBA po kthen sërish vëmendjen nga Kosova.
“Ka pasur dy letra urime nga Biden e Blinken, të cilat referohen dialogut dhe njohjes edhe jam i lumtur për këtë zgjidhje. Letrat tregojnë një gatishmëri dhe suksesi nuk varet vetëm nga vullneti i palëve por edhe marrëdhëniet transatlantike. Po pati bashkëpunimi do jetë zgjidhja më shpejtë dhe drejt. Qeveria e re nuk duhet ta shohë dialogun si prioritet të gjashtë apo shtatë”, rrëfen kryetari i Gjakovës.
Z. Gjini komenton dhe deklaratën e kryetarit të AAK-së Haradinaj për bashkimin me Shqipërinë.
“21 vite pas luftës Kosova nuk po shpërthen në BE se nuk e njohin 5 vende aty dhe s’kemi liberalizim vizash. Qytetarët ndihen të pa përfshirë nëse vazhdon kështu do lindë nevoja për zgjidhje të reja”, shprehet kryetari Gjini.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve