Argita në Kuvend/ Iljazaj: Berisha të bijës nuk po i jep Shqipërinë, por partinë

4 Dhjetor 2023 | 21:56

Analisti Ervis Iljazaj është shprehur se nëse Argita do të jetë kryetarja e re e “Rithemelimit”, kjo nuk do të thotë se Sali Berisha po i lë asaj Shqipërinë, por partinë e tij.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku komentoi fjalimin e Argitës në Kuvendin Kombëtar të “Rithemelimit” dhe thashethemet se ajo mund të jetë pasardhëse e Berishës, Iljazaj tha se do të jenë shqiptarët ata që do ta votojnë ose jo Argitën.

Ai e quajti Kuvendin Kombëtar të Berishës një projekt personal të fituar për të mbajtur drejtimin e një force politike private.

“Për të dalë te Malltezi, unë e shoh si një zgjidhje nëse do ndodhi. Sali Berisha nuk po i jep Shqipërinë Argitës, po i jep atë forcën politike të tij, pastaj janë shqiptarët që vendosin do e votojnë apo jo.

Besoj se Berisha është vonë për këtë zgjedhje nëse do ta bëjë, pasi mund ta bënte që në 2013-ën. E shoh nga këndvështrimi i Berishës, kur thashë që ai e ka arritur objektivin politik, nuk thashë për Shqipërinë, por të interesave të tij. Prandaj thashë që ky është një projekt personal i fituar, por a është projekt për të djathtët? Jo nuk është”, u shpreh Iljazaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026