Argjentina fiton edhe pa Messin, Brazili merr kreun e renditjes
Mungesa e Messit nuk u ndje aspak në fushën e lojës, aty ku Argjentina mori fitoren e radhës në përballjen ndaj Bolivisë. Albiçelestët dominuan sfidën, ndërsa arritën të shënojnë 2 gola që në fraksionin e parë të lojës, me Fernandez dhe Tagliafico. Në pjesën e dytë argjentinasit thelluan edhe më tepër epërsinë, ku Fernandez vulosi triumfin 3-0.
Rivalët më të mëdhenj, ata të Brazilit po ashtu arritën një rezultat pozitiv në përballjen e dytë kualifikuese, ku kundërshtari i radhës ishte Peruja. Pas dy golave të anuluar nga sistemi VAR për pozicion të parregullt të Richarlison, ishte Maquinhos i cili solli fitoren për Selesaon në limitet e kohës së rregullt.
Fitore regjistruan dhe Venezuela e Ekuadori, me këta të fundit që fituan ndaj Uruguait. Një dygolësh i Torres solli 3 pikët e para për ekuadorianët, të cilët për shkak të një vendimi e nisën rrugëtimin e tyre me minus 3 pikë. Salomon Rondon ishte heroi i Venezuelës, i cili arriti të zgjidhte sfidën. Ndërkohë përballja tjetër e zhvilluar, ajo mes Kilit dhe Kolumbisë u mbyll me shifra të bardha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nominimet për Topin e Artë, Messi në kërkim të trofeut të 8-të. Mungon Ronaldo
- Messi shënon në MLS, Inter Miami rikthehet tek fitorja, triumfon me rezultatin 2-0
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve