Arinjtë sulmojnë kosheret e bletëve, investimi i një viti shkon dëm 

8 Qershor 2023 | 20:20

Banorët e fshatit Dajmanec në Korçë merren kryesisht me rritjen e bletëve. Prej vitesh ata kujdesen për kosheret e bletëve, dhe nënproduktet që përfitojnë si mënyra e vetme për të siguruar të ardhura.

Por muajin e fundit ata po përballen me një fenomen shqetësues që nuk I kishte ndodhur më parë.

Arinjtë afrohen drejt fshatit dhe i dëmtojnë kosheret duke shkaktuar humbje të mëdha.

“Nuk kemi pasur asnjëherë probleme, ndërsa kemi një muaj që jemi përballur me ariun. Kanë ikur njerëzit, kanë ngelur shumë pak dhe mbase po ja lëmë vendin ariut. Ka një muaj ky muhabet dhe na ka bërë dëm shumë të madh. Hyn, dëmton, prish bletët e ikën. Nuk është problem vetëm këtu por në gjithë zonën përreth. Gjithmonë natën hyn. Dëmi është i pallogaritshëm”, thotë Mehdi Horanlli, bletërritës.

Një tjetër bletërritës tregon se ariu e ka detyruar të heqë gjithë kosheret e bletëve ndërkohë që zgjidhja e vetme është eliminimi i kafshës së egër, por ata ende nuk kanë një urdhër nga institucionet përkatëse për këtë.

“I larguam të gjitha se na i ngacmonte ariu shumë. E ruajta një javë, 10 ditë dhe erdhi prapë. Ka ngacmuar edhe të tjerët. Po nuk pate armë ta gjuash do rrezikosh se s’ke ç’i bën atij. Është kafshe e egër. Hyn në park, provon kush ka mjaltë me shume e ngre, e shpartallon, e thyen dhe e ha”, shprehet Shpëtim Hoxhalli, bletërritës.

Dëme të tilla arinjtë kanë shkaktuar edhe në fshatra të tjera të njësisë administrative Voskop dhe Voskopojë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026