Arjan Dyrmishi: Radikalizmi problem i separatizmit social, jo vetëm fetar
Arjan Dyrmishi, drejtor i Qendrës së Studimeve për Demokraci dhe Qeverisje thotë se, pavarësisht ngjarjeve të fundit në Francë dhe Austri, Evropa nuk është një vendi jo i sigurt. Dyrmishi thotë se, këto dy vende bashkë me disa të tjera në BE janë të ekspozuara nga probleme që kanë të bëjnë me separatizmin social dhe jo fetar.
“Bëhet fjalë për një separatizëm shoqëror. Rreth 10% të popullsia Franca e ka myslimane dhe janë 6 milionë banorë të Francës. Nëse do të ketë këtë rritje, pa llogaritur emigracionin deri në vitin 2050 kjo shifër do të shkojë në 14%. Nëse kjo pjesë ndahet nga komuniteti imagjinoni krizën e sigurisë që krijohet. Macron ka vendosur që politikisht të artikulojë këtë lloj kërcënimi që i shfaqet shoqërisë franceze”, tha ai.
Sipas Dyrmishit, sa i takon shqiptarëve nuk duhet relativizuar problemi që na kanoset dhe të mjaftohemi duke thënë se nuk jemi të cenuar nga këto probleme. Ai thotë se, sipas sondazheve ka një pjesë prej 12% të shqiptarëve që shohin si zgjidhje “Shariatin”. Ai shtoi se, rol kanë luajtur dhe organizatat e panumërta të bamirësisë që erdhën në vend duke bërë që Shqipëria të kthehej në vitet 1990 në një qendër ku Al Qaeda operonte lirshëm.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)