“Arjan Ndoja ti ka marrë votat i frymëzuar nga Berisha”, Përplasen Nesturi e Kalaja
Analisti Plator Nesturi dhe ish-kandidati për deputet, Aulon Kalaja kanë zhvilluar një debat këtë të hënë në studion e emisionit “Now” me Erla Mëhillin. Teksa diskutonin lidhur me sesionin e ri Parlamentar, Nesturi u shpreh se Kalaja nuk shkon dot deri të kreu i PD, Sali Berisha.
Ai theksoi se deri tani Kalaja ka dërguar në gjyq deputetin Arjan Ndoja pas akuzave se ai i ka marrë votat. Sipas tij Ndoja është i mbështetur nga Berisha.
“Normale edhe ti nuk shkon më tepër sesa Ndoja. Se deri atë ke hedh në gjyq se të ka vjedh votat. Po pra kështu është ky muhabet. Ndoja është frymëzuar nga Berisha që të ka marrë votat ty. Ti ka marr votat direkte, po thuaje pra. Nuk shkon dot të Berisha tani. Mos provoko për gjërat që i them”, tha ai.
Nga ana tjetër Kalaja sqaroi se çështjen e votave e ka dërguar në SPAK dhe se ai i ka dalë kundër edhe Berishës lidhur më këtë teme pasi ka kërkuar të hapen kutitë e votimit. Sipas tij ky është shembulli që do të japë politikisht dhe se nuk është ushtar partie.
“Unë jam në SPAK për çështjen në fjalë, lajm për ty është që Prokuroria ka sekuestruar kutitë. A do ta ngjosh apo të intereson vetëm ajo që thua ti. Unë jam Aulon Kalaja, përfaqësoj veten time dhe kam rezultatin tim.
Çështjeve të mia i shkoj deri në fund, nuk jam ushtar partie. Pse më pyet kot, unë jam në SPAK. Nuk jam ushtar i PS që kur i thotë Rama me mesazh mos i hapni kutitë, unë tërhiqem.
Jo zotëri unë kam shkuar e i kam hap kutitë dhe e kam kundërshtuar Berishën. E kam kundërshtuar edhe më fort se kam shkuar në SPAK. Ky është shembulli im politik”, tha Kalaja.
Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:45 Rama për protestat: “Revolucioni i flamingove” një çarje ku mund të hyjnë aktorë të huaj
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)