Arkivat e trojeve shqipfolëse, zhvillohet konferenca e 8-të kombëtare e arkivistikës
Studiues, arkivistë dhe ekspertë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u bënë bashkë në Elbasan në konferencën e VIII-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës ku diskutuan mbi problematikat dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionin e punës së arkivave në realitetin e sotëm.
“8 vite më parë krijuam këtë institucion të rëndësishëm që bashkon arkivistët nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi, nga të gjitha trevat shqiptare për të shkëmbyer ide, për të bashkëndarë punën tonë, për të arritur që në fushën e arkivistikës ne të funksionojmë si ‘një’. Sepse në arkivistikë gjuha është e rëndësishme. Kufijtë shtetërorë dhe politikë ne i respektojmë, mbi ato veprojmë mirëpo kur vjen fjala për kulturën, për trashëgiminë kulturore, për historinë, për arsimin, për arkivistikën, ne nuk mund të jemi të ndarë. Ruajmë, administrojmë, përpunojmë dhe shërbejmë dokumentacionin e të njëjtit komb”, tha drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido.
Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bislim Bislimi e vlerësoi konferencën si një mundësi për të nxitur punën kërkimore dhe shkencore në arkiva.
“Kjo konferencë është shndërruar në një agjendë pune të përvitshme e të përbashkët të institucioneve tona dhe meriton të gjithë përkrahjen institucionale sepse krijon një mundësi për prezantimin dhe nxitjen e punës kërkimore shkencore në arkiva dhe përmes tyre, ashtu sikurse na shërben edhe si platformë e prezantimit të punës së palodhshme të arkivistëve tanë. Organizimi i përvitshëm i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, është një projeksion kuptimplotë dhe vizionar”, tha Bislim Bislimi, drejtori i agjencisë shtetërore të Arkivave të Kosovës.
Edhe Drejtori i Institutit të Trashëgimisë kulturore të Shqiptarëve Skënder Asani pranoi se në në sajë të kësaj konference, evidentohen pasuri arkivore që meritojnë të ekspozohen edhe më gjerë.
“Para 8 vitesh, filloi një etapë shumë e rëndësishme që politika nuk e bëri. Që para 8 viteve u mblodhën këto tre institucione të Tiranës, të Prishtinës dhe të Shkupit. Edhe Shkupi do të krijojë arkivin e tij, me ndihmën e arkivit të Shqipërisë dhe të Kosovës. Duhet të jemi të përgatitur që këto vlera dhe këto pasuri arkivore që kanë shqiptarët, t’ia tregojmë botës mbarë”, tha Skënder Asani, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve.
Në punimet e kësaj konference morën pjesë edhe pasardhësit e dy familjeve me kontribut madhor në çështjen kombëtare, Petro Luarasi, Suela dhe Rozi Dako. Ata dhuruan letërnjoftimin e Republikës Popullore të Shqipërisë të veprimtares Sevasti Qiriazi. Ky dokument, që zbulon përkatësinë fetare ortodokse të Sevastisë, do t’i shtohet fondit të pasur të saj në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 15:02 Pakistani dhe Arabia Saudite të shqetësuar nga tensionet SHBA-Iran: Minon përpjekjet drejt paqes
- 14:55 Rusia sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën, dy të vdekur dhe 19 të plagosur (VIDEO)
- 14:40 U rrëzua duke ruajtur bagëtitë në mal, ndërhynë policia e Lezhës. I moshuari transportohet në spitalin e Traumës
- 14:30 Akuza për ryshfet, 36 persona nën hetim në Turqi. Mes tyre edhe një kryetar bashkie në Ankara
- 14:21 Vrasja e ish-ministres Ann Widdecombe, policia britanike liron të dyshuarin 26-vjeçar
- 14:11 Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim