Arma speciale amerikane, e vetmja që depërton në impiantet nëntokësore iraniane

18 Qershor 2025 | 16:35

Sulmet izraelite i kanë shkaktuar dëme të mëdha infrastrukturës bërthamore të Iranit, por nuk u ka dhënë atyre goditjen fatale pasi zemra e programit të pasurimit të uraniumit të regjimit ndodhet nën tokë, sidomos në impiantin e Fordos.

Dhe e vetmja armë në gjendje të depërtojë në thellësi të tilla është në dispozicion të Donald Trump. Bëhet fjalë për “GBU-57”, një bombë anti-bunker që mund të hidhet vetëm nga avionët bombardues amerikanë “B-2”.

Arma “GBU-57” MOP, që do të thotë Depërtues Masiv i Municioneve, është prodhuar për forcat e armatosura amerikane kur u bë e qartë se Teherani donte t’i bënte të pacënueshëm impiantet e pasurimit të uraniumit, duke i mbrojtur ato në brendësi të maleve.

Versioni MOP është në gjendje ta çajë materialin shkëmbor deri në 60 metra përpara se të shpërthejë dhe të shkatërrojë shtresa të shumta çimentoje dhe çeliku.

Përmasat e saj janë të tilla që mund të hidhet vetëm nga avionët më të avancuar luftarakë të Shteteve të Bashkuara, “B-2”, i pakapshëm nga radarët.

Forcat ajrore amerikane numërojnë 19 avionë të tillë dhe bëhet fjalë për një mjet fluturues që konsiderohet jetik për sigurinë kombëtare.

Marsin e kaluar, Uashingtoni dërgoi gjashtë “B-2” për një mision afatgjatë në bazën anglo-amerikane në ishullin Diego Garsia, në oqeanin Indian, në të njëjtën kohë kur kishte nisur fushata kundër bazave të rebelëve huthi në Jemen, por edhe për t’i dërguar një mesazh sponsorit të tyre, Iranit.

Një muaj më pas, shefi i Pentagonit, Pete Hegseth iu drejtua regjimit të ajatollahëve duke i kërkuar që ta merrte seriozisht dërgimin e avionëve, një thirrje kjo për ta bindur që ta mbyllte në mënyrë paqësore dosjen bërthamore, duke pranuar propozimet amerikane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit

Dhoma e Ulët e parlamentit italian miratoi të enjten një plan qeveritar shumë të kontestuar për të ndryshuar ligjin zgjedhor, një lëvizje që kundërshtarët e...
14:45 | 16/07/2026

Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të mërkurën prokurorin e sapoemëruar federal për distriktin perëndimor të Uashingtonit, Roger Rogoff, më pak se një orë pasi...
14:12 | 16/07/2026

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026