Armën në gojë burrit të gjyqtares e plagosje, kapen 2 shqiptarët në Gjermani (Emrat)
Interpol Tirana në bashkëpunim me partnerët e tyre në Gjermani kanë mundur të kapin dy shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas njoftimit të këtyre strukturave bëhet fjalë për shtetasit Fabio Ballabani, lindur në Vlorë dhe Erland Krasniqi, i lindur në Kavajë.
Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, ne vitin 2019, ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshortin e një gjyqtareje e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër grupit të Emiljano Shullazit.
Kurse Erland Krasniqi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renato Bajraktari.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Wiesbaden/Gjermani për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt vendit tonë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me partnerët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohen në bashkëpunim me partnerët gjermanë dy operacione të koduara “Para drejtësisë.”
Operacionet u realizuan falë sigurimit të informacionit nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë me Interpol Wiesbaden/Gjermani, nëpërmjet Interpol Tiranës.
Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar në Gjermani shtetasit:
– F. B., alias F. Z., 37 vjeç, lindur në Vlorë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg,” për veprat penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale.”
Përmbledhje e fakteve: Ky shtetas dyshohet se në vitin 2019, ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshortin e një gjyqtareje e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër një grupi të krimit të organizuar. Nga hetimet e kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, është identifikuar si autor i këtij sulmi shtetasi F. B., alias F. Z.
–
– E. K., 25 vjeç, lindur në Kavajë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në maj 2024, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg,” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit.”
Përmbledhje e fakteve: Ky shtetas, në maj 2024, në Durrës, tek “Rrethrrotullimi i Plepave,” pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. B.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Wiesbaden/Gjermani për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt vendit tonë.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë