Armëpushimi Izrael-Palestinë, qytetarët harrojnë luftimet, i rikthehen jetës normale

9 Gusht 2022 | 09:02

Ndërsa armëpushimi vijon të mbajë, kufizimet në komunitetet në jug të Izraelit janë hequr dhe impiantet energjetike në Gaza janë rihapur.

Ndërkohë, familjet palestineze po përpiqen të ngrenë streha në rrënojat e shtëpive të tyre, pas bombardimeve intensive izraelite në tre ditët e fundit në Rripin e Gazës.

Ndërsa në pjesën jugore të Izraelit, e cila u bombardua nga raketat e Xhihadit Islamik Palestinez, njerëzit kanë lënë strehat dhe janë kthyer në zyrat e tyre, në qendra tregtare dhe parqe.

Në Gaza, rrugët kanë qenë të mbushura me njerëz, me trafik të ngarkuar dhe tregtarë.

“Ne e morëm lajmin e armëpushimit me gëzim dhe lumturi dhe u kthyem në punën tonë. Nuk duam më gjakderdhje dhe falë Zotit kemi mundur të hapim dyert e dyqanit tonë”, shprehet një tregtar.

Ndërkohë, në Ashkelon, njerëzit kanë mbushur plazhet, të lumtur që luftimet mbaruan. Ata shprehen se bombardimet kanë qenë diçka shqetësuese për të dyja palët dhe urojnë që qetësia të vijojë.

“Është mirë që luftimet mbaruan, por neve na u desh të vazhdonim derisa ata të kuptonin se nuk kishte kuptim të sulmonin qytetarët e Izraelit”, thotë Yan Elkin, banor i Ashkelonit.

Izraeli deklaron se e nisi operacionin e tij ushtarak si përgjigje ndaj një kërcënimi direkt e të menjëhershëm nga militantët e Xhihadit Islamik Palestinez, por pyetje të shumta janë ngritur mbi natyrën e këtij kërcënimi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026