Armët bërthamore, Karamuço: Trumpi po bashkëpunon me Putinin për të goditur Iranin

4 Qershor 2025 | 22:24

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte i ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, ku foli për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai u ndal te roli i SHBA-së dhe u shpreh se gjendja është e tensionuar jo vetëm mes Rusisë dhe Ukrainës por ka një situatë të rëndë dhe në Lindjen e Mesme, në konfliktin Izrael-Gaza dhe çështjen e armëve bërthamore të Iranit.

Sipas Karamuços, iranianët nuk po pranojnë propozimin amerikan për armët bërthamore dhe kjo ka bërë që Trump të diskutojë me Putinin një plan për goditjen e Iranit, për shkak të mospranimit të lësaj marrëveshje.

“Shikoni çfarë ndodhi sot, Trump diskutonte me Putinin dhe në njëfarë mënyre po koordinonin për Iranin. Ai tha se nuk do ta lejojë që Irani të ketë arsenal bërthamor. Kjo tregon se mund të ketë një plan tjetër për Iranin dhe një goditje ndaj tij, sepse iranianët nuk janë dakord me propozimin amerikan. Deri dje Trump i mbante dorën Izraelit që mos ta godiste Iranin, sepse kishte shpresë për marrëveshje dhe koordinim me Rusinë. Por tani situata është më komplekse, pasi Irani po bëhet një superfuqi bërthamore”, tha Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026