Koloneli Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia
Duke folur në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, koloneli Dritan Demiraj diskutoi skenarët e mundshëm të ardhshëm lidhur me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, duke theksuar se shqetësimi më i madh për SHBA-në nuk është Federata Ruse, por Kina.
Ai paralajmëroi përgatitjet e të dyja palëve për një konflikt të mundshëm, i cili sipas tij mund të ndodhë shumë shpejt.
“Shqetësimi më i madh i SHBA-së sot nuk është Federata Ruse, por Kina. Të dyja palët po përgatiten për një konflikt që mund të ndodhë shumë shpejt. Nuk po them menjëherë, ose brenda 6 muajve, një viti apo dy vjetëve por që do të ndodhë. Shikoni deklaratat e sekretarit të Shtetit dhe sekretarit të Mbrojtjes, krijimin e një NATO-je në Azinë Juglindore, zgjerimin në Filipine, aleancën e partneritet SHBA-Japoni-Koreja e Jugut-Filipine, si dhe zgjerimin e bazave në të gjitha ishujt e Filipineve, si përgjigje ndaj militarizimit të Detit të Kinës Jugore dhe Lindore”, tha koloneli Demiraj.
Ai shtoi se sekretari i Shtetit amerikan, gjatë deklaratave në Senat dhe Kongres para një jave, ka theksuar se SHBA-ja nuk mund të përballet njëherësh me dy kërcënime dhe se përqendrimi kryesor duhet të jetë tek Kina, ndërsa ndaj Rusisë po mbahen qëndrime më paqësore.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Ukraina nuk veproi vetëm”, koloneli: Ja kush e realizoi sulmin ndaj Rusisë
- Rusia tërbohet me Serbinë: Na futi thikë pas shpine. Ambasadori: Lojë e Vuçiç
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia