“Ukraina nuk veproi vetëm”, koloneli: Ja kush e realizoi sulmin ndaj Rusisë
Ukraina kreu të dielën një nga sulmet më të mëdha me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë që nga fillimi i luftës, duke përdorur një flotë prej 117 dronësh për të goditur katër baza ushtarake ruse.
Sulmi, i koduar me emrin “Rrjeta e Merimangës”, u organizua nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe synonte avionët strategjikë rusë.
Koloneli Dritan Demiraj tha në emisionin Now në Euronews Albania se nuk ka asnjë mundësi që Ukraina ta ketë kryer një sulm të tillë e vetme pasi nuk i ka kapacitetet.
Sipas tij, pas sulmit të mirorganizuar të Ukrainës ndaj bombarduesve rusë qëndron NATO.
“Ky sulm nuk është realizuar nga Ukraina, Ukraina nuk ka asnjë kapacitet, dihet kush e ka ndihmuar; NATO-ja. Realizimi i këtyre sulmeve kërkon informacion nga hapësira dhe këtë akses e kanë 3 vende, SHBA dhe vendet e saj aleate por në mënyrë të veçantë 5 shtete; Britania e Madhe, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Amerika, si dhe Kina me Federatën Ruse. Dhënia e informacionit, organizimi, planifikimi janë pjesë e një skenarin të NATO-s, skenar i mirëmenduar dhe super ekzekutuar”, tha Demiraj.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 07:14 Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar