Armët bërthamore ruse dhe raketat Oreshnik vendosen në territorin bjellorus

11 Dhjetor 2024 | 10:06

Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, deklaroi të martën se “disa dhjetëra” koka bërthamore ruse janë duke u vendosur në territorin bjellorus, ndërsa rreth 30 lokacione po shqyrtohen për të dislokuar sistemet raketore “Oreshnik”.

Këto deklarata erdhën gjatë një vizite në qytetin Barisau, ndërsa Lukashenko kundërshtoi kritikat dhe dyshimet mbi praninë e këtyre armëve. “Shumë njerëz kanë thënë ‘kjo është shaka, askush nuk ka vendosur asgjë’. Por, ne e bëmë. Ata madje as nuk e kanë vërejtur se si i sollëm ato këtu”, u shpreh ai, duke iu referuar kokave bërthamore taktike ruse, sipas agjencisë shtetërore bjelloruse BeITA.

Ky zhvillim përforcon aleancën strategjike mes Moskës dhe Minsk-ut dhe hap një etapë të re në politikën ushtarake rajonale. Presidenti rus, Vladimir Putin, kishte deklaruar më herët se raketat Oreshnik do të vendosen në Bjellorusi, ndoshta në pjesën e dytë të vitit 2025.

Sistemet raketore Oreshnik u përdorën për herë të parë nga Rusia në sulmin e 21 nëntorit kundër qytetit ukrainas Dnipro. Putin kishte thënë atëherë se sulmi ishte një përgjigje ndaj përdorimit të raketave balistike amerikane ATACMS dhe atyre britanike Storm Shadoë nga Ukraina për të goditur territorin rus.

Hollësitë teknike të raketave Oreshnik mbeten të panjohura, por besohet se ato janë të dizajnuara për të rritur mbijetesën dhe efektivitetin e arsenalit bërthamor rus, në përgjigje të sfidave globale të sigurisë.

Lukashenka, aleati kryesor i Putin-it që nga nisja e pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022, ka lejuar Rusinë të përdorë territorin bjellorus për operacionet e saj ushtarake. Megjithatë, ai pretendoi se Bjellorusia do të mbajë kontrollin mbi objektivat e raketave Oreshnik. “Objektivat do të vendosen nga ne në Bjellorusi, jo nga rusët”, tha Lukashenko, duke shtuar se të dy vendet do të bashkëpunojnë në rast nevoje ushtarake.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026