Arratiset nga burgu i Durrësit Altin Ndoci
Një i burgosur është arratisur nga shërbimet e Burgut të Durrësit. Sipas burimeve, i dënuari Altin Ndoci ishte çuar për vizitë në spitalin Infektiv të qytetit kur ka goditur një nga efektivët që e shoqëronte dhe është larguar me vrap ndërsa jashtë e prisnin dy persona me një makinë Audi.
Gjithçka ka ndodhur vetëm brenda pak sekondash ku pasi Ndoci ka hipur nga dera e pasme e Audi-t mjeti është larguar me shpejtësi të madhe ndërsa autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen e tij.
Altin Ndoci u arrestua në maj të vitit 2020 i akuzuar nga policia si pjesmarrës në vrasjen e vëllezërve Haxhia si dhe Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në Durrës.
Njoftimi i burgjeve
“I paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.
Pavarësisht ndërhyrrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Altin Ndoci u arrestua në maj të vitit 2020 i akuzuar nga policia si pjesmarrës në vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj si dhe Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në Durrës.
Më 2 prill 2024, Gjykata e Posaçme ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit, përfshirë dyshimet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, duke e shpallur atë të pafajshëm.
Dëshmitë e të arrestuarit Klevis Alla e përfshinin Altin Ndocin në këto katër vrasje, por Gjykata e Posaçme nuk u bind nga këto dëshmi, çka bëri që Altin Ndoci të shpallej i pafajshëm. Nga ana tjetër, për vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj, Gjykata e Posaçme dënoi Klevis Allën me 25 vite burg.
Megjithëse Altin Ndoci fitoi pafajësinë në vitin 2024, ai nuk mundi të dilte nga burgu, pasi SPAK ka ngritur akuza të tjera kundër tij, bazuar në dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, i cili e përmend si të përfshirë në disa ngjarje kriminale.
U burgos me foshnjën 1-vjeçare, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e Dorina Sejdinit nga burgu i Pojskës
LIVE- Seanca e fundit plenare/ Qytetarët protestë para Kuvendit, tensione me policinë. Hidhet ujë ndaj protestuesve
PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale
- 11:58 Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)
- 11:53 Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
- 11:50 Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca
- 11:46 Kuvendi e miraton, më 30 korrik seanca e ardhshme plenare
- 11:25 Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm
- 11:20 U burgos me foshnjën 1-vjeçare, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e Dorina Sejdinit nga burgu i Pojskës