Arratisja për t’i shpëtuar drejtësisë/ Vendimi u ekzekutua 2 muaj më vonë

18 Gusht 2023 | 15:54

Largimi nga vendi për t’iu shmangur drejtësisë ka qenë arsyeja se përse SPAK ka ekzekutuar dy muaj me vonesë vendimin për arrestimin e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj, të implikuar në koncesionin e sterilizimit.

Ky i fundit ndodhej jashtë vendit, por me ardhjen e tij në Shqipëri nga Italia u bë i mundur edhe arrestimi i tij në Dhërmi.

GJKKO vendosi masat e sigurisë për 8 ish-zyrtarët, zyrtarët dhe biznesmenin më 23 Qershor.

Në vendimin e gjykatës thuhet se këta persona në të shumtën e kohës qëndrojnë jashtë shtetit dhe nuk ndodhen në Shqipëri sipas sistemit TIMS. Këta persona janë me mundësi të larta financiare, mund të largohen lehtësisht nga territori shqiptar për të jetuar jashtë shtetit.

Në këto rrethana rreziku i largimit dhe i fshehjes është tepër i lartë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026