Arrest në shtëpi për dy punonjëse të Postës në Bilisht, për çfarë akuzohen
Prokuroria e Korçës ka marrë nën hetim dy punonjëse të Degës Postare Bilisht për dyshimin e kryerjes së veprës penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Hetimet nisën pas një kontrolli të brendshëm administrativ, ku u evidentuan mospërputhje të shumta financiare mes gjendjes së arkës, dokumentacionit dhe sistemit elektronik financiar.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore, ndaj shtetaseve P.Sh., përgjegjëse në Zyrën Postare Vishocicë, dhe E.Ç., arkëtare në Degën Postare Bilisht, u vendos masa e sigurimit personal “arrest në shtëpi”.
Sipas prokurorisë, gjatë periudhës tetor 2025 – janar 2026, dyshohet se fondet cash janë menaxhuar në mënyrë të parregullt: janë manipuluar mandate pagesash, ndërhyrë të dhënat në sistemin financiar dhe janë firmosur mandate pa shuma konkrete ose jashtë ambienteve zyrtare. Këto veprime dyshohet se kanë shkaktuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm, i cili po ekspertizohet.
Prokuroria ka kryer sekuestrime të dokumentacionit financiar dhe pajisjeve elektronike, kontrolle banesash, këqyrje të sistemeve informatike dhe ka marrë deklarime nga persona të përfshirë ose me dijeni për rastin. Hetimet vijojnë për të sqaruar mekanizmin e përvetësimit të fondeve dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e secilit.
Kallëzimi në Prokurorinë e Korçës u bë nga Filiali i Postës Shqiptare Korçë pas zbulimit të disa parregullsive në administrimin e fondeve në Zyrën Postare Bilisht dhe akuzave për një vjedhje të pretenduar prej 220 milionë lekësh nga fondi i pensioneve.
Prokuroria thekson se të dyshuarat gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës, ndërsa informimi i opinionit publik do të vijojë në përputhje me ligjin.
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës