‘Arrest shtëpie’, për Berishën, reagon Shehu: Pushteti mbahet me metoda represive

30 Dhjetor 2023 | 13:21

Deputeti Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me vendimin e GJKKO për të vendosur masën e sigurisë ‘arresr shtëpie’ për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka krahasuar Shqipërinë me Rusinë duke thënë se janë në të njëjtin nivel ‘demokracie’.

Me këtë që ka ndodhur, sipas tij shqiperia rreshtohet me regjimet botërore ku pushteti kërkohet të mbahet me metoda represive.

Postimi i plotë:

Rusia dhe Shqiperia, nivel te njejte “demokracie”!

Rusia dhe rregjimi shqiptar arrestojne liderin e opozites.

Kerkojne te izolojne liderin e opozites.

Dhe ne Shqiperi me keq akoma, pa asnje vendim te formes se prere, qofte dhe formal ky!

Vetem me akuza, qe ne fakt nuk jane akuza, jane vetem supozime…

Shqiperia rreshtohet keshtu me rregjimet boterore ku pushteti kerkohet te mbahet me metoda represive.

Ku dhe ligjet e vendit, Kushtetuta vete nuk respektohen.

Se per te drejtat europiane as qe behet fjale!

Por nje gjendje e tille nuk mund e nuk do te zgjase pa fund…

Sali Berisha do të vendoset në ‘arrest shtëpie’ dhe nën mbikqyrje policore, ka vendosur sot Gjykata e Posaçme.

Ndaj ish-kryeministrit kjo masë u mor sot nga GJKKO pas moszbatimit nga ana e tij të vendimit po të kësaj gjykate për ‘detyrim paraqitje’.

Berisha do të jetë i detyruar të qëndrojë në shtëpi dhe të mos ketë komunikim me asnjë person tjetër që nuk jeton me të, ndërsa zbatimi i masës do të jetë dhe nën mbikqyrje policore.

Ish-kryeministri dhe lideri i demokratëve akuzohet për korrupsion pasiv pasi po hetohet për çështjen e kompleksit Partizani, çështje për të cilën u prangos dhe u lirua më pas në masë ‘arrest shtëpie’ dhe dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026