Arrestimet e doganierëve, Balla: Do rrisim forcën goditëse ndaj krimit ekonomik

24 Dhjetor 2023 | 15:07

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për aksionin e AMP duke i përgëzuar për arrestimin e 2 doganierëve, si dhe shpalljen në kërkim të një tjetri dhe 3 punonjësve të Antikontrabandës, nën akuzën se kanë lejuar futjen e mallrave kontrabandë në këmbim të ryshfetit.

Ministri shkruan se aksioni realizuar së fundmi, është mesazh ndaj kujtdo që i shkon në mendje që të marrë shuma të caktuara monetare në këmbim të shkeljes së detyrës, nddërsa theëkson se do të rritet forca goditëse ndaj gjithë formave të krimit ekonomik.

“Një bravo e merituar për Agjensinë e Mbikëqyrjes Policore e cila ka goditur mbrëmë gjatë natës një rast flagrant kontrabande duke arrestuar fajtorët.

Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të rrisin forcën goditëse ndaj të gjitha formave të krimit ekonomik. Goditja e mbrëmshme është një mesazh i qartë ndaj kujtdo, të cilit i shkon në mendje të kthejë pas kohën e kaluar, kur “ngrihej trau” për të mbushur xhepat e disa personave, na bën më të vëmendshëm për t’i goditur fort këto tentativa”,-shkruan Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026