Arrestimet e SPAK, nis hetimi pasuror për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe familjes
Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror për të gjithë të arrestuarit e operacionit të së mërkurës, ku u godit një grup kriminal që merrej me trafikimin e sendeve me vlerë dhe pastrim parash.
Mes të arrestuarve është dhe ish-shoferi i Ardi Veliut, Sokol Idrizaj së bashku me bashkëshorten e tij Elda Idrizaj dhe vajzën. Ndaj vajzës tjetër të Idrizaj është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Ish-shoferi, i cili mësohet se ka qenë nën hetim dhe i pezulluar nga detyra, dyshohet se në bashkëpunim me një argjendari në Tiranë kryente trafikimin e sendeve me vlerë si diamantë, bizhuteri floriri, madje dhe para cash përmes portit të Durrësit.
Burime pranë SPAK konfirmojnë se ka nisur identifikimi i pasurive të personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm me qëllim hetimin e burimit të të ardhurav; dhe nëse rezultojnë të krijuara nga aktiviteti kriminal, do të përgatitet kërkesa për t’i kërkuar gjykatës vendosjen nën sekuestro.
Disa nga personat ndaj të cilëve janë ekzekutuar urdhërat e arrestit janë:
Vangjush Kashari- biznesmen në shitjen e sendeve me vlerë
Agustin Mesuli
Altin Doda
Florjan Bakri
Tomor Baruti
LEXO GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit