Arrestimet në doganën e Kakavijës, Gjykata jep masat e sigurisë
Gjykata e Gjirokastrës caktoi masat e sigurisë për 2 doganierët e doganës së Kakavijës dhe 6 personat e tjerë të arrestuar 3 ditë më parë për kalimin e mallrave kontrabandë.
Prokuroria Gjirokastër, kërkoi vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit të shtetasit, A.A i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, parashikuar nga neni 175 i KP. Të caktohet ndaj tij masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Garanci pasurore” në vlerën 10.000 Euro dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 233 dhe 236 të KPP. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit të shtetasit E.Shi dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, parashikuar nga neni 175 i KP. Të caktohet ndaj tij masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Garanci pasurore”, në vlerën 7.000 Euro dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 233 dhe 236 të KPP.
Gjykata dha të njëjtin vendim edhe për 6 personat e tjerë të kapur me mall kontrabandë në gjykatën e Kakavijës për të cilët caktoi masë e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Garanci pasurore” në vlerën 5.000 euro dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
2 doganierë të pikës së kalimit kufitar të Kakavijës u arrestuan 3 ditë më parë dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi lejuan kalimin e 4 kamionëve të tonazhit të rëndë me mallra kontrabandë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë