Arrestimi i Allës, Rama: S’i kërkova llogari drejtësisë edhe pse ishte kandidat
Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë për mediat pasi pjesa më e madhe e kutive të votimit janë numëruar dhe Partia Socialiste ka fituar bindshëm.
Ndërsa falënderoi qytetarët, ai iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve që ishin të fokusuara edhe te fitorja e Fredi Belerit në Himarë, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” i cili u arrestua 2 ditë para votimeve.
Sipas Ramës drejtësia nuk ka pse të funksionojë ndryshe për Belerin, duke kujtuar kështu arrestimin e Lefter Allës në Bulqizë.
Kryeministri sqaroi se ai do të ishte një kandidat i mundshëm, por as nuk i ka shkuar mendja të kërkojë llogari nga drejtësia e as nuk është njohur sot e kësaj dite me akuzën e plotë, duke theksuar se ka besim te sistemi i drejtësisë në Shqipëri.
“Dy apo tre ditë para regjistrimit të kandiatëve, Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë arrestuar një kryetar bashkie dhe kandidat me shumë gjasë të Partisë Socialiste në Bulqizë për një çështje dhe me një akuzë që unë akoma sot nuk e njoh në thelb se çfarë është. As nuk më ka shkuar mendja që të ngre zërin dhe t’i kërkoj Prokurorisë, gjykatës të nxjerrë provat se kështu dua unë dhe kur dua unë, as nuk më ka shkuar mendja të vë në diskutim punën dhe rolin e tyre dhe as më shkon mendja ta bëj këtë gjë. Besoj që nuk ka asnjë mundësi që ne të pajtohemi me idenë se ka një drejtësi tjetër për qytetarët e Republikës së Shqipërisë me kombësi shqiptare dhe ka një drejtësi tjetër për qytetarët e Republikës së Shqipërisë me kombësi greke,” – u shpreh Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)