Rama premton tur falënderimesh: Ndihem i vogël përpara kësaj fitoreje të madhe

15 Maj 2023 | 22:05

Kryeministri Edi Rama doli për herë të parë në një deklaratë për mediat pasi janë numëruar shumica e kutive të votimit në gjithë Shqipërinë.

Ai premtoi se do të nise një tur falënderimesh për të respektuar qytetarët që me zgjedhjen e tyre ngjyrosën hartën e republikës në mavi.

“Kjo është një fitore shumë e madhe për t’u fituar dhe unë vet ndihem shumë i vogël përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë, nga Tropoja në Konispol. Kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo. Unë e kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër, për të nisur nga qyteti më i bekuar nga Zoti dhe më i keqtrajtuar nga robi, një tur falënderimi në të gjithë Shqipërinë,” – u shpreh Rama.

“Tanimë që shqiptarët i zgjodhën ata që dëshironin ne duhet të vazhdojmë pa humbur kohë punët që u ngadëlësuan nga fushata jo vetëm në nivelin vendor, por dhe në nivelin e qeverisjes qendrore. Ndërkohë një grup pune do të përgatisë një raport të detajuar të leximit të votës mbi të cilin do të nisim punën për më tej,” – shtoi kryeministri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026