Arrestimi i Fredi Belerit, reagon policia e shtetit
12 Maj 2023 |
11:08
Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri është arrestuar nga policia pas mesnatës së djeshme.
Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Rebani Jaupi në përgjigje të interesimit të mediave tha se shoqërimi i Belerit në drejtorinë vendore të policisë Vlorë ka ardhur një procedimi në ndjekje nga policia e shtetit.
“Shoqërimi është bërë nga drejtoria vendore e policisë Vlorë. Në hetimin e prokurorisë ka pasur një procedim në ndjekje. Do të ketë një njoftim për shtyp sapo të kenë përfunduar veprimet procedurale”, tha Jaupi.
Më herë gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se arrestimi i Belerit mendohet të jetë bërë në kushtet e flagrancës nën akuzën për shitblerje votash.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arrestimi i Belerit në Himarë, Meta: Regjimi e Rama të tmerruar nga vota e lirë
- “Shitblerje votash”, Beleri u arrestua në flagrancë pas hetimit të Prokurorisë Vlorë
Lajme të Sugjeruara
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026