Arrestimi i Metës, marrëdhënia me Ramën dhe emigrantët, Mateo Renzi flet në Euronews

30 Tetor 2024 | 14:34

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania, ku dha një intervistë në lidhje me kampin e emigrantëve që Italia ndërtoi në Shqipëri. Renzi, gjatë bashkëbisedimit me gazetarin Thimi Samarxhiu, u ndal edhe te lajmet e publikuara mbi komentet e tij për arrestimin e Ilir Metës, si dhe marrëdhënien që ka me kryeministrin Rama.

Renzi theksoi se ai nuk ka ndërhyrë në çështje të brendshme të Shqipërisë dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë për arrestimin e ish-presidentit, por shtoi deklarata e tij lidhej vetëm me kampin e emigrantëve.

“E vërteta është se kam komentuar vetëm çështjen e qendrës së emigrantëve në Shqipëri, nuk kam ndërhyrë në çështjet e brendshme politike të cilat nuk i njoh. Kam komentuar çështjen e emigrantëve të cilën e kam cilësuar si një skandal të bujshëm,” tha Renzi.

Ish-kryeministri italian theksoi se ndërtimi i kampeve të emigrantëve për llogari të Italisë në Shqipëri ishte një propagandë që Giorgia Meloni do ta përdorë për të fituar zgjedhjet.

“Është një çështje vërtet e pabesueshme, kjo shërben vetëm për fushatën për Giorgia Melonin në Itali. Ne kemi një numër emigrantësh që do të shkojnë në qendrat në Shqipëri, që është shumë më i vogël se numri i emigrantëve që do të mbërrijnë në Itali. Do të ketë një kosto për arkat e shtetit me vlerë 1 miliard euro. Italianët po hedhin poshtë paratë vetëm sepse Giorgia Meloni do të bëjë një spot elektoral. Dhe këto fjalë, spot elektoral, nuk i kam thënë unë, i ka thënë kryeministri Rama se kjo është një gjë që i duhet Melonit për të fituar zgjedhjet në Itali. Është turp që të përdoren paratë e italianëve për këtë dhe për të mos i investuar në ndihmë të italianëve të rinj,” tha Renzi.

Ai shtoi se nga ndërtimi i qendrave të emigrantëve nuk përfiton as Shqipëria, e as Italia, por humbasin vetëm taksapaguesit italianë, të cilët do të duhet të paguajnë 1 miliard euro.

“Besoj se në Shqipëri nuk do të ndryshojë asgjë. Ju në bazë të kësaj marrëveshjeje merrni burimet për të ndërtuar këtë qendër dhe është një çështje që për Shqipërinë nuk sjell asnjë ndryshim, nuk sjell asnjë përfitim. Jemi ne italianët që po derdhim para dhe babai i një familjeje nuk i shpenzon kot të ardhurat, por Giorgia Meloni vetëm për propagandë ndërmerr këtë operacion që nuk do të sjellë asnjë ndryshim as për ju, e as për ne,” tha Renzi.

Renzi u ndal edhe te marrëdhënia me Edi Ramën, duke nënvizuar se ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë gjatë kohës që ka qenë kryeministër i Italisë. Ai shtoi se marrëdhëniet mes drejtuesve të qeverive në Itali dhe Shqipëri duhet të jenë të shkëlqyera, pavarësisht emrave që drejtojnë.

“Unë nuk jam më pjesë e Partisë Socialiste Evropiane. Kam bashkëpunuar me Edi Ramën kur kam qenë kryeministër. Ashtu siç duhet të jetë, Italia dhe Shqipëria janë dy popuj shumë të afërt dhe duhet të bashkëpunojnë, kushdo që të jetë kryeministër. Sot, kryeministrja Giorgia Meloni është një lidere shumë e aftë në fushën e komunikimit.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët organizohen në sheshin “Skënderbej”

Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej. Sot mbahet protesta e 27 teksa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Si çdo ditë, ata...
19:10 | 26/06/2026

Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka folur ditën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë, ku janë marrë disa vendime, një prej të...
16:39 | 26/06/2026

Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%

Nga vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave, Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi miratimin e disa ligjeve, ndër to edhe indeksimi i pensioneve....
16:19 | 26/06/2026