Arrestimi i mjekut për ryshfet, reagon Spitali Universitar i Traumës

23 Shtator 2022 | 17:37

Spitali Universitar i Traumës, ka reaguar pas arrestimit në flagrancë të mjekut reanimator Fitim Marku.

Në një postim në ‘Facebook” Spitali Universitar i Traumës inkurajon organet e drejtësisë për të çuar deri në fund hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë këdo që përfshihet në veprime të kundërligjshme, përkundrejt shërbimit që ofrohet për qytetarët.

“Raste të tilla nuk duhet të përkthehen në njollosjen e të gjitha bluzave të bardha, mjekëve dhe infermierëve, të cilët e kryejnë me përkushtim dhe korrektesë punën e tyre çdo ditë në shërbim të pacientëve”- thuhet në reagim.

Pas këtij rasti spitali thotë se shërbimet për qytetarët nuk do të ndërpriten në asnjë moment.

Mesditën e sotme ra në prangat e policisë një mjek tek spitali i Traumës, Fitim Marku.

Marku dyshohet të jetë kapur në flagrancë brenda ambienteve të spitalit duke marrë ryshfet nga pacientët. Shuma nuk është e konfirmuar, ndërkohë që hetimet vijojnë.

Në ambientet e Spitalit të Traumës ndodhen ende efektivë civilë të policisë, të cilët po bëjnë sekuestrimin e disa prej kartelave të pacientëve dhe regjistrin e mjekut.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026