Arrestimi i shqiptarit në Miçigan, Softa: Kishte 3 identitete dhe figuronte i vdekur
Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, ka zbuluar të tjera detaje lidhur me arrestimin e bujshëm të 54-vjeçarit shqiptar Leonard Mnela në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një lidhje me emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Softa tha se ky shtetas, i dënuar nga drejtësia italiane me 25 vite për disa vepra penale, kishte tre identitete dhe për një kohë të gjatë ka jetuar në Amerikën Latine.
Ai tha gjithashtu se Mnela figuronte i vdekur dhe ishte deklaruar i tillë edhe nga një gjykatë shqiptare.
“Fakti që është dënuar dhe kërkohej nga drejtësia italiane për ekzekutimin e një vendimi me dënim me burg prej 25 vitesh, spostimi i tij për shkak të aktiviteteve, për të shpëtuar nga drejtësia Italiane pasi ishte një person në kërkim dhe vende të përshtatura, si Dubai, Amerika Latine dhe vende të tjera që mund t’i shpëtosh drejtësisë.
Ndërrimi i identitetit, përgatitja e dokumentave të paktën me tre emra, ka bërë të mundur që të ishte i paidentifikueshëm. Largimi nga ky vend, pasi mund të ketë pasur edhe atje veprimtari kriminale dhe mund të jetë i kërkuar edhe nga ky vend.
Nga amerika latine u largua dhe arrestimi i tij u bë në Michigan. Ky ka qenë një bashkëpunim mes policisë amerikane dhe shqiptare. Janë marrë informacione për identitetin e personit, për aq kohë sa është raportuar edhe nga gjykata shqiptare apo nga informacione të marra nga Shqipëria si një person i vdekur, por pa e identifikuar vdekjen e tij”, tha Softa.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës