Arrestohen 180 tifozë të Napolit në qendër të Eindhovenit në Holandë

21 Tetor 2025 | 08:56

Rreth 180 tifozë të Napolit u arrestuan të hënën në mbrëmje në qendër të Eindhovenit në Holandë, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve midis PSV-së dhe Napolit të Antonio Contes.

Sipas policisë lokale, siç raportohet në faqen holandeze të internetit De Gelderlander, sjellja e tyre “shkaktoi reagime të jo të mira nga ana tjetër e tifozëve”.

Grupi i tifozëve italianë u dërgua në stacionin e policisë Mathildelaan me tre autobusë, ndërkohë që u arrestuan gjithashtu edhe katër mbështetës të PSV-së për të njëjtën arsye në zona të ndryshme të Eindhoven.

Mediat italiane bëjnë të ditur se ekipi napolitan i futbollit do të përballet me ekipin vendas këtë të martë në mbrëmje, në javën e tretë të Ligës së Kampionëve.

Policia lokale tha se nuk kishte pasur shqetësime apo përleshje të rënda dhe sipas një zëdhënësi, autoritetet donin ta parandalonin këtë pikërisht duke bërë arrestime.

Oficerët u kërkuan tifozëve të largoheshin nga qendra e qytetit, por kërkesat e tyre u injoruan. Tifozët u arrestuan më pas për shkelje të rregulloreve komunale në lidhje me tubimet dhe u çuan me autobus në stacionin e policisë Mathildelaan, ku do të merren në pyetje. Disa prej personave të ndaluar besohet se u janë mohuar biletat për ndeshjen e sonte në Ligën e Kampionëve.

Kryebashkiaku i Eindhovenit, Jeroen Dijsselbloem, kishte krijuar më parë një zonë sigurie me rrezik të lartë përpara ndeshjes. Kjo i lejoi policisë të kryente kontrolle parandaluese në qendër të qytetit dhe zona të tjera të qytetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026