Arrestohen 29 persona në Turqi, dyshohet se kishin lidhje me grupin e IS-it

29 Dhjetor 2023 | 13:08

Autoritetet turke kanë arrestuar 29 persona që dyshohet se kanë lidhje me grupin militant, Shteti Islamik. Ata besohet se ishin përfshirë në operacionet e IS-it në nëntë provinca, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, më 29 dhjetor.

Të dyshuarit po planifikonin të sulmonin kisha dhe sinagoga në Stamboll, tha Yerlikaya përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Duke cituar burime të sigurisë, agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, tha se edhe tre të dyshuar të lidhur me 29 të arrestuarit, janë kapur po ashtu gjatë operacionit. Kjo agjenci po ashtu tha se tre pjesëtarë të lartë të IS-it u arrestuan, teksa njëri prej tyre raportohet se po planifikonte një sulm ndaj Ambasadës së Irakut në Ankara.

Anadolu nuk dha informacione të tjera lidhur me të dyshuarit apo operacionin.

Autoritetet turke kanë intensifikuar operacionet kundër militantëve të IS-it dhe militantëve kurdë javëve të fundit, pasi militantët kurdë shpërthyen një bombë afër ndërtesave qeveritare në Ankara më 1 tetor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian, SHBA riafirmon mbështetjen për qeverinë e re

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, zhvilloi të enjten një bisedë telefonike me presidentin bolivian, Rodrigo Paz, duke riafirmuar mbështetjen e Uashingtonit për qeverinë...
09:24 | 05/06/2026

Putin: Është absurde që ne do të sulmojmë NATO-n, Rusia është gati për paqe me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin hodhi poshtë historitë që qarkullojnë në vendet perëndimore në lidhje me sulmin e supozuar të ardhshëm të Rusisë ndaj NATO-s, duke...
09:05 | 05/06/2026

Pezullohet ngarkimi i naftës në Oman pas një sulmi të dyshuar me dron

Terminali Mina al Fahal i Omanit ka pezulluar ngarkimin e naftës pas një shpërthimi pranë vendeve të ankorimit me një varkë të vetme (SBM), thanë...
08:49 | 05/06/2026